Vlerësim i integruar. Dokumentacion i saktë.
Certifikata e Performancës së Energjisë bashkon vlerësimin e mbështjellësit dhe të sistemeve teknike të ndërtesës. Mbështesim arkitektë, zhvillues dhe pronarë me modelimin energjetik, raportin teknik shoqërues dhe dokumentacionin e certifikimit.
ÇFARË PËRFSHIHET
CPE paraprake
Vlerësim në fazën e projektimit, mbi bazën e planeve arkitektonike dhe sistemeve të parashikuara. Përfshin llogaritjet energjetike dhe kontrollin e kërkesave minimale të zbatueshme.
CPE përfundimtare
Verifikim i gjendjes faktike të ndërtesës së përfunduar, përditësim i modelit energjetik dhe përgatitje e dokumentacionit për certifikimin përfundimtar.
Performanca e integruar
Muret, çatia, dyshemeja, dritaret dhe urat termike analizohen së bashku me ngrohjen, ftohjen, ventilimin, ujin e ngrohtë sanitar, ndriçimin dhe burimet e rinovueshme.
DOKUMENTACIONI QË MERRNI
Llogaritje energjetike, vlerësim teknik dhe dokumentacion sipas fazës së certifikimit të dakordësuar.